Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

EDHE 195 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË
Ka vazhduar trendi në rritje i rasteve me COVID-19 në Kosovë. Nga 429 testet e kryera, pozitiv kanë rezultuar 195 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 3.703, nga 25.674 teste të kryera. Gjithsej janë regjistruar 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë, janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.