Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
Nisin hetimet për 6 raste të vdekjeve me COVID në Infektivë
Gjashtë vdekje në Klinikën Infektive, të cilësuara si raste me COVID-19, po hetohen nga Policia e Kosovës. Në raportin e Policisë thuhet se janë raste të vdekjeve të dyshimta të gjashtë personave të infektuar me CoVID-19 në Klinikën në Klinikën Infektivë në Qendrën Klinike Universitare.
Sipas policisë ky rast është duke u hetuar dhe me vendim të Prokurorit trupave të pajetë do të iu bëhet obduksioni.
“Raportohet se në Kliniken Infektive në Prishtinë kanë vdekur gjashtë persona që të gjithë kosovar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të shtunën dhe të dielën janë raportuar numër rekord i vdekjeve në Infektivë, por ende nuk janë dhënë detaje se si erdi deri te kjo situatë.