
Gazeta kroate: “Vula ruse” në protestat në Beograd?
Çarë fshihet pas protestave të dhunshme në Beograd natën mes të martës e të mërkurës? A është, në fund të fundit, një mesazh për Aleksandar Vuçiq nga Moska, në prag të bisedimeve për Kosovën këto ditë në Paris dhe Bruksel, se ai do të kripet nëse do të “bëjë solo”? Apo është gjithçka vetëm një lojë kremliniane-Vuçiqiane?
A është e gjitha një maskaradë për të bindur Brukselin që të mos bëjë presion ndaj Vuçiqit për njohjen (e pritshme) të Kosovës? A po përmendja e rusëve si organizatorë të mundshëm të cilët qëndrojnë pas këtyre trazirave është një mesazh për Brukselin që të mos e shtrëngojnë rreth njohjes së Kosovës, sepse “rusët po ia punojnë”? Edhe një argument tjetër që ai mund të përdorë. Gjithçka është në tryezë, të paktën tani për tani.
Në fakt, disa analistë nga Beogradi në protesta shohin “vulën ruse” dhe një ngjashmëri me protestat në Podgoricë disa vjet më parë kundër Milo Gjukanoviçit, të cilat, siç pretendojnë në Mal të Zi, u mbështetën logjistikisht nga shërbimet e inteligjencës ruse. Nga ana tjetër, disa mendojnë se Vuçiq, duke përmendur rusët, në të vërtetë dëshiron të frikësojë Brukselin dhe të fitojë kohë përsëri.

Në një konferencë për shtyp, Aleksandar Vuçiq foli për “gjurmën e huaj” që u vu re në këto protesta, por nuk e specifikoi atë, por përmendi “njerëzit nga rajoni” që u panë atje.
“Njerëz trazira kanë marrë pjesë edhe persona nga regjioni i ish-Jugosllavisë. Do t’i pyesim fqinjët se çfarë po bënin atje, cili ishte qëllimi i tyre,” tha Vuçiq, duke krijuar intriga dhe mister.
Ai gjithashtu nuk saktësoi se kush ishte nga rajoni. Është interesante që Vuçiq nuk përmendi në mënyrë të qartë rusët, por sërish sulmoi mediat kroate si keqdashëse, mbase duke dhënë kështu një mesazh se ai nënkuptonte gjithashtu përfshirjen e Kroacisë. Sidoqoftë, sipas pyetjeve të gazetarëve nga media pro-regjimit të tij, ishte e qartë se ata ishin qytetarë rusë dhe malazezë, por Vuçiqi shmang një përgjigje konkrete edhe këtu. Ai nuk mohoi asgjë, por ai nuk përmendi në mënyrë të qartë rusët ose malazezët.

Vuçiq nuk hamendësoi asgjë, por qartas nëpërmjet pyetjeve të porositura nga gazetarët dërgoi porosi se ai megjithatë e di se për kënd është fjala. Por, “faktori i jashtëm” i jostabilitetit është detektuar dhe ai nuk është i pasherr, e ka shqetësuar Vuçiqin, dhe qartas ka ardhur nga lindja.
Ka kohë që hamendësohet se rusët po i dërgojnë porosi Vuçiqit që të mos ua kthejë krahët, ndërsa edhe në mediat ruse është përmendur se në Serbi Rusia ka edhe lojtarë të tjerë në të cilët llogaritë, por se nuk mund të “bëjë solo” si të dojë. Rusia ka frikë se me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përkatësisht me pranimin e vendimit të Brukselit, ajo do të dëbohej nga pika e fundit me të cilën i kundërvëhet Evropës – Serbia. Vuçiq rri në disa karrige, bisedon me BE-në, mbështetet në Rusinë, ndërsa tash i është kthyer edhe Kinës me një karrige të re në të cilën do të ulet. (Jutarnji list).
