“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
306 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës
Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 460 pacientë, 306 prej tyre të diagnostikuar me COVID-19, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës të martën.
Prej tyre, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 të intubuar, ndërsa 154 janë në pritje të rezultateve për COVID-19.
Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtrirë 96 pacientë, në atë të Pulmologjisë 50 pacientë, kurse në atë të Mjekësisë Sportive 21 pacientë.
Në spitalet regjionale të shtrirë janë: në Prizren 31 pacientë, në Gjakovë 33 pacientë, në Pejë 43 pacientë, në Ferizaj 13 pacientë, në Gjilan 17 pacientë dhe në Mitrovicë 2 pacientë, njoftoi QKUK-ja.
Deri më tash në Kosovë janë shënuar 5118 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 108, pa përfshirë rastet e sotshmne të bëra të ditura nga spitalet regjionale veç e veç.