Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
VDES NJË PACIENTE ME COVID-19 NË SPITALIN E PEJËS
Një tjetër paciente ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.
Edhe pse nuk janë dhënë detaje të tjera, Spitali njoftoi se e ndjera ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Prej tyre, 11 janë në oksigjenoterapi, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Siç bëhet e ditur, nga personeli i Spitalit 4 mjekë, 5 Infermierë dhe një bioinxhinier janë të infektuar me Covid-19, ndërsa 6 anëtarëtë tjerë të personelit janë në pritje të rezultatit.