“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Konfirmohen edhe 119 raste me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 420 testet e kryera, pozitiv në Covid-19 kanë rezultuar 119.
Përderisa në raportin e kaluar u tha se janë gjithsej 108 vdekje me Covid-19, sot u tha se numri ka shkuar në 112 raste të vdekjeve.
Që nga fillimi i pandemisë, raste pozitive në Kosovë ishin 5237.
Të shëruar nga ky infeksion deri më sot janë 2462 persona, kurse raste aktive janë edhe 2663.
Rastet e fundit pozitive janë nga komunat: Prishtinë – 63, Gjakovë – 12, Drenas – 6, Fushë-Kosovë – 5, Pejë – 5, Podujevë – 5, Skenderaj – 3, Ferizaj -2, Deçan – 2, Gjilan – 2, Istog – 2, Kaçanik – 2, Lipjan – 2, Vushtrri – 2, Obiliq – 2 dhe nga një në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë nën kontroll.