Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

A është ky detaj që tregon se BE-ja mbështet Vuçiqin në dialog?
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka ekspozuar librin “Trashëgimia e krishterë e Kosovës dhe Metohisë” në zyrën e tij teksa ka pritur në takim presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në fotografinë e zyrtarit evropian shihej edhe një buke, që besohet se atij ia kishte dhuruar Vuçiq, siç mund të ketë ndodhur që edhe librin t’ia kishte dhënë si dhuratë, në funksion të propagandës serbe që kishte lansuar ish-diktatori Sllobodan Millosheviq, se “Kosova ishte djep serb”. Vuçiq është parë me uniformë ushtarake gjatë luftës në Bosnje, si një prej militantëve në mbështetje të Millosheviqit dhe radikalit Vojisllav Sheshel.
