Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Rugova: Gjendja e Isa Mustafës është stabile
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se gjendja e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, i cili ishte infektuar me koronavirus, ditë më parë, është stabile.
“Gjendja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është stabile dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë”, tha ai.
Mustafa pati njoftuar vetë përmes një shkrimi në Facebook se ishte infektuar me Covid.