Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Vetëvendosje: Qeveria e ka përkeqësuar situatën me pandeminë
Lëvizja Vetëvendosje nuk pajtohet me konstatimin e Qeverisë së Kosovës dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se tubimi i këtij subjekti politik në Prishtinë, kishte ndikuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë. Ndërkohë që ky subjekt politik e kritikon ashpër Qeverinë aktuale për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka thënë se mungesa e një Qeveri të përgjegjshme ka përkeqësuar menaxhimin e situatës.
Në një konferencë për media ajo ka thënë se Qeveria duhet të dilte me plan konkret për të shpërnda maska për të gjithë qytetarët.
“Ajo që duhet të kuptojë qeveria ilegale se pandemia do të qëndrojë një kohë të gjatë me neve. Mungesa e një qeveri të përgjegjshme e cila nuk heziton ka përkeqësuar situatën dhe ka rritur pasigurinë. Një pjesë e madhe e qytetarëve ndjehen të pasigurt e pa mbështetje”, tha Pacolli.
“Mungesa e sigurimit të rë ardhurave gjatë periudhës së izolimit ka përkeqësuar shumë gjendjen”, ka thënë ajo.
Mes tjerash ajo ka thënë se një Qeveri përgjegjëse duhet të mendoj edhe se çka do të ndodhë me shkollat në shtator. Pacolli shtoi se duhet edhe investime në hapjen e çerdheve dhe punësimin e grave.
“Duhet përkrahje për siguri për prindërit pas mbylljes së çerdheve. Duhet kreativitet dhe investime për hapjen e çerdheve të reja dhe punësimin e grave. Po ashtu do të duhet të prezantoj një plan se çka do të ndodhë me hapjen e shkollave në shtator”, theksoi Pacolli.
Përderisa deputeti Artan Abrashi ka kritikuar Qeverinë për marrjen e masave të reja. Ai ka thënë se këto masa janë të pa planifikuara.
“Masat të cilat janë marr janë të pa planifikuara dhe prandaj jemi në një situatë se çfarë jemi. Jam i sigurt që manualin as ministri nuk e ka lexuar vetë”.
“Procesi tjetër është se çka do të ndodhe me procesin mësimor dhe a do të ketë kjo qeveri e përgatitu dhe se a do ti kenë nxënësit pajisjet teknologjike për të ndjekur mësimi”.
Ai ka thënë se tubimi i VV-së ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me koronavirus.