Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

30 banorë dhe 9 punëtorë shëndetësorë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë infektohen me COVID
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka konfirmuar se në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë, janë 30 banorë rezident dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor të prekur me COVID-19.
Të gjithë këta, u tha se janë raste kontakti të një banori i cili më 17 korrik 2020 u konfirmua pozitiv me coronavirus.

Pas këtij rasti është marr vendim që të testohen të gjithë banorët dhe stafi profesional i këtij institucioni, ku pas kryerjes së analizave të të gjithë personave të moshuar dhe stafit shëndetësor, me COVID-19 kanë rezultuar pozitiv 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Dy nga banorët e infektuar janë në gjendje më të rëndë, kurse një tjetër tashmë është hospitalizuar.
Ndërsa, 27 banorët tjerë rezidentë të cilët janë të infektuar por që nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë dhe janë të vetizoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve, ndërsa stafi shëndetësor i infektuar janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.