Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Gani Geci thotë se ka marrë njoftime nga Brukseli se jeta e tij është në rrezik
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka shkruar në Facebook se ka marrë informata që jeta e tij është në rrezik. Ai nuk ka sqaruar nga kush, por ka thënë se informatat i ka marrë nga Brukseli.
Ai në një video të publikuar në Facebook, ka thënë se pas intervistimit të presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale, ka marrë informata se ai është i rrezikuar.
“Dje rreth orës 18:00 më kanë thirrur në telefon disa persona nga Brukseli e Holanda. Pas intervistimit të presidentit të Kosovës, Brukseli ka informata që jeta ime është në rrezik. Dje më është thënë që të kem kujdes sepse jeta ime është në rrezik”, ka thënë Geci.
Postimi i plotë i Gani Gecit:
Të nderuar qytetarë, dje me datën 22 .07.2020 nga vendet mike të Republikës së Kosovës që merren me sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe që kanë selin në Bruksel, kam marrë një informatë se jeta ime mund të jetë në rrezik!