Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

7 TË VDEKUR DHE 239 RASTE TË REJA MË COVID-19 NË KOSOVË
Trendi i lartë i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë po vazhdon. Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 239 raste të reja të infektuar me Covid-19 nga gjithsej 401 mostra të testuara.
Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Ikshpk vazhdon të bëjë thirrje për qytetarët, bizneset, gastronominë, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.