Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Pas miratimit të Buxhetit: Bajrami flet për Pakon e Rimëkëmbjes dhe atë Emergjente
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka falënderuar deputetët që votuan buxhetin e rishikuar për vitin 2020, duke thënë se tani është mundësuar fillimi i implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ajo tha se si Ministri e Financave, kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.
“Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë”, përfundoi ajo