Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Shqipëri: Katër të vdekur nga COVID, ndër ta edhe një 31-vjeçar
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit bëhet me dije se kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Ndërviktimat është edhe një i ri, vetëm 31-vjec, i cili sipas ministrisë kishte sëmundje bashkëshoqëruese diabetin.
Njoftimi i plotë
92 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5197.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 31 vjeçar nga Tirana , një 69 vjeçare nga Shkodra, 85 vjeçare nga Fieri
124 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 18 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë:52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4997 të infektuar,
– 150 viktima;
– 2830 të shëruar,
– 2125 të infektuar aktivë.