Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Nga e hëna spitalet private licencohen për testet Covid
Kosova do të bëhet me një spital portativ vetëm për pacientët me COVID-19. Kjo është paralajmëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Sipas tij, QKUK po ngarkohet shumë me rritjen e numrit të të infektuarve me virusin korona.
“Pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, tha ai.
Po ashtu ka deklaruar se do të fillojë lincencimi i spitaleve private për realizimin e testeve COVID-19.
“Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”.
“Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka shkruar Zemaj.