8-ushqime që tregtohen si ‘të mira’, ju bëjnë të shtoni peshë
Qelaj paralajmëron mbylljen e lokaleve që po shkelin masat anti-Covid
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paralajmëruar mbylljen e lokaleve që po shkelin masat antiCovid-19.
Ai u ka bërë thirrje pjesëtarëve policorë që çdo operator ekonomik që ka përsëritur në vazhdimësi veprimet që nuk janë në përputhje me masat mbrojtëse, përveç gjobave, ato duhet edhe të mbyllen.
“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”, ka theksuar ai.
Në 24 orët e fundit, komuna e Prishtinës prinë me 70 raste, komuna e Ferizajt dhe Prizrenit me nga 20 raste, komuna e Fushë-Kosovës 16 raste, Kaqaniku me 13 raste, Vushtrria me 10, Mitrovica 9, Gjilani 8, komuna e Lipjanit dhe Podujevës me nga 7 raste, komuna e Drenasit dhe Skenderajt 6 raste, komuna e Dragashit, Malishevës, Suharekës me 5 raste, komuna e Pejës me 4, Klina dhe Vitia me 3 raste, Gjakova, Kamenica, Obiliqi me nga dy raste, dhe Obiliqi me një rast.