Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Disa produkte që do t’jua bëjnë verën më të këndshme
Ekzistojnë disa elementë të thjeshtë, që do ta bëjnë më të bukur vizualisht, por jo vetëm, shtëpinë tuaj.
– Dritat SHUMËNGJYRËSHE
Përpara se të ndalojnë së punuari, ndërkohë që qëndrojnë në kuti a në një dollap, nxirrini prej aty dritat shumëngjyrëshe dhe dekoroni ballkonin ose oborrin e shtëpisë. Në mbrëmje, do duket si një ambient krejtësisht ndryshe.
– Pishinë e vogël për fëmijë
Nëse keni të vegjël në shtëpi (por edhe nëse nuk keni), një mini-pishinë mund të jetë një ide e mirë për t’u patur në shtëpi.
– Jastëkë dekorativë
Bëjë shtëpinë plot ngjyra këtë verë, duke i mbushur divanët me jastëkë të ngjyrave të ndryshme, apo dizenjo të ndryshme. Shtëpia do duket trendi dhe më e gjallë se kurrë më parë.
– Mbajtëse akulloresh
Mes qindra recetave për akullore në shtëpi, nuk mund të mos keni dhe enën e duhur për t’i vënë ato. Kushtojnë pak para dhe duken kaq të lezetshme.
– Lojëra të ndryshme në shtëpi
“Mos u nxeh”, shah, tavëll dhe çdo lojë që ju vjen në mendje nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj. Mbrëmjet e gjata me to bëhen më interesante dhe nata kalon shumë shpejt.
– Shportë pikniku
Një shportë, mbulesa e duhur dhe ushqimet e preferuara të grupit apo familjes. Fundjavat nuk janë dukur kurrë më mirë.
– Aromatizues
Pajisja e shtëpisë me spray apo aromatizues të tjerë do ju bëjë të ndiheni sikur jeni “me pushime” gjithnjë në shtëpinë tuaj. Asgjë nuk qetëson si një aromë e mirë.
Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga Buzz Feed