Këto janë moshat që janë prekur më shumë nga COVID në Prishtinë
Në Prishtinë, po vazhdon trendi i rritjes së rasteve me Covid19.
Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP, Komuna e Prishtinës ka dal me disa të dhëna, sipas të cilave, nga data 20 Mars deri sot janë 3103 raste me covid19 prej të cilave 1536 raste janë ende aktive.
“Kemi 1533 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 34 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Bazuar në rastet e deritashme, Komuna ka publikuar edhe të dhënat rreth moshës dhe gjinisë si raste të prekura më koronavirus. Shihni tabelat më poshtë.