Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Nishanet – Kur duhet të drejtoheni tek dermatologu
Nishanet gjenden kudo në trupin tonë, por ndodh edhe që të mos u kushtojmë vëmendje mjaftueshëm e të na kthehen në problematike.
Si të dallojme nëse duhet ti drejtohemi dermatologut:
Të vërejme asimetrinë, pra nëse 2 gjysmat e nishaneve nuk përputhen.
Ngjyra. Nëse brenda nishanit vereni më shumë se një ngjyrë. Disa hije kafeje ose të kaltra apo vjollcë.
Diametri. Kur madhesia e nishanit i kalon 6mm, është për tu shqetësuar.
Kur zmadhohet në mënyre jo simetrike, dmth një anë e sheshte një anë e ngritur.
Zmadhimi! Kur me kalimin e kohes vëmë re që nishani po rritet dhe zmadhohet.
Atëherë është më e sigurtë të bëni një kontroll tek dermatologu.
Sëmundja e nishaneve (të sheshte ose të zmadhuar) quhet Melanome dhe shkaku kryesor i saj jane Solaret dhe rrezet e diellit!
Si ta parandalojmë?
Përdorni gjithmonë kremin tuaj mbrojtës me SPF në kontakt me diellin në çdo stinë!
Mbulojini nishanet e fytyres gjate daljes në një shetitje ose piknik.
Gjatë daljes në plazhe përdorni edhe kapele perveç SPF.
Në asnjë mënyrë mos provoni solaret artificiale.