Ambasadori Hill: Duhet edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra

Përse duhet të masazhoni lëkurën me akull
Akulli mund të bëjë më shumë se vetëm të ftohë pijet tuaja. Akulli mund të jetë pjesë e rutinës suaj për kujdesin e lëkurës. Përse duhet të inkorporoni një copë akulli në rutinën tuaj ju tregon pjesa në vazhdim.
Akulli ndihmon në:
Rigjenerim të lëkurës, prodhim të qelizave teë reja duke rritur qarkullimin e gjakut në këtë mënyrë parandalojmë rrudhat.
Mbyllje poresh të hapura dhe tkurrje të lëkurës.
Reduktim inflamacioni (skuqje të lëkurës) Perfekte për ata që kana akne.
Qetëson rrathët poshtë syve.
Ndihmon çdo produkt që do të vendosni pas kësaj maske të thithet më lehtë nga lëkura e të qëndrojë më shumë.
Mënyra e përdorimimt
Rregullat jane shume te thjeshta. Duhet të merrni ujë dhe të përgatisni kubat tuaj të akullit.
Si fillim fytyra duhet të jetë e larë e pastruar nga grimi, marrim kubin e akullit dhe fillojmë masazhin në menyre rrethore kudo neper lëkure, duke mos e ndaluar ne ndonje vend. Nëse jeni fillestare 2-4 minuta masazh do mjaftojë. Lëkura do skuqet pak normalisht por kalon! Vendosni direkt hidratuesin tuaj! Këtë mund ta praktikoni çdo mëngjes për të pasur lëkurë të shëndritshme gjatë ditës si dhe pas dushit për të mbyllur poret.