Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Vetëvendosje kërkon sqarime për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan – Plavë
Lëvizja Vetëvendosje do të kërkojë sqarime në lidhje me vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. VV vlerëson se vendimi është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror. Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
“Nisur nga kjo deputetë të GP të LV-së, sot, kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes.