“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Vetitë e kastravecit në lëkurë dhe maska që mund të përgatisni me të
Lëngu i kastavecit bën mrekullira në lëkurën tonë!
Kastravecat janë të mbushur me Kompleks vitaminash B, Vitaminë C, Magnez, Biotine etj.
Perfekte për lëkurat e lodhura, pak të skuqura, me njolla e që kanë nevojë për hidratim. Jo më kot kastraveci vendoset tek sytë pasi ka efekt qetësues e relaksues gjithashtu.
Maskat me kastravec mund të bëhen dhe me pure kastraveci ose me lëkura por ne ju këshillojmë të grini një kastravec (i cili ka qenë më përpara në frigorifer) në rende, dhe të marrim vetëm lëngun e tij. Me ndihmen e një maske pambuku të kompresuar e vendosim në lëkurë e mbajmë 15 min afërsisht.
E heqim dhe besoni që rezultati është perfekt.
Ju po ashtu mund të bëni kombimime të tjeranë formë maske:
Mjaltë dhe feta kastraveci, maskë që qetëson rrudhat e para, tepër e rëndesishme sidomos për ata që flasin me mimikë! E thjeshtë dhe efektive.
Mjalti është antioksidanti më i fuqishem i natyrës! Është antibakterial, anti-inflamator ndihmon me skuqejet, shenjat apo infeksionet. Antioksidantet mbrojnë nga radikalet e lira të mjedisit që shkaktojnë dëmtime të ndryshme në lëkure. Gjithashtu është hidratues dhe i përshtatet çdo lloj lëkure.
Kastraveci është i pasur me vitaminë C si dhe acid kafeik, 2 antioksidante që kur aplikohet në lëkurë ndihmojnë me zbardhjen e saj dhe qetësimin e rrudhave të para. Gjithashtu është i pasur me uje, sulfur dhe vitaminë A që ndihmojnë riparimin e lëkurës nga dëmtimet e diellit. Duke pasur 95% ujë, kastraveci hidraton lëkurën duke mbajtur elasticitetin e saj! Tepër e rëndesishme për efekt anti rrudhë!