“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Kjo këngë franceze, që trajton dhunën ndaj gruas, po i çmend shqiptarët (Video)
Ndoshta është melodia që të mbetet në mendje, ose tema delikate që trajton kënga dhe gjithnjë aktuale në Shqipëri apo videoklipi tejet prekës, por për një arsye a tjetër duket se shqiptarët po e adhurojnë këngën e Imen dhe Alonzo, “1ere fois” (Hera e parë).
Balada në gjuhën franceze, u publikua në mars të këtij viti dhe me kalimin e verës, është kthyer ndër të preferuarat e shqiptarëve. Kënga është një rrëfim/dialog i vëllait dhe motrës, ku kjo e fundit vendos më në fund t’i tregojë atij se dhunohet nga personi që dashuron.
Përveçse me siguri e keni parë shpesh në story-t e Instagram të miqve tuaj, ose e keni përdorur vetë, edhe në YouTube komentet nga shqiptarë janë ato që zënë thuajse gjithë seksionin e komenteve, që ka tek tuk edhe diçka në gjuhën franceze.
Dikush shpjegon historinë e këngës në komente dhe të tjerë shqiptarë e përkthejnë atë në shqip dhe anglisht, për të ndihmuar edhe ata që nuk dinë frengjisht, ta kuptojnë më mirë historinë e saj: