Mos vallë Ronaldo i propozoi për martesë Georgina-s?
Përtej faktit që ata jetojnë bashkë prej vitesh dhe janë prindër të 4 fëmiëjve, Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk kanë bërë ende një dasmë!
Mund ta bëjnë së shpejti nëse dyshimet e njerëzve vërtetohen. Fotot e fundit të postuara nga dyshja në llogaritë përkatëse të Instagram-it e bënë botën të besojë se Ronaldo i ka propozuar partneres së tij dhe ajo padyshim tha “PO!”. Të paktën kështu shkruan në përshkrimin e kësaj fotoje.
Duke u nisur nga veshja dhe poza aq romantike, me siguri diçka e re ka ndodhur, por dyshimet u shtuan edhe më kur 26-vjeçarja postoi një tjetër foto, ku përveç të tjerave, unaza të rrëmbente vëmendjen më të madhe.
Nuk dihet nëse ajo “PO” është për një propozim të mundshëm, apo thjesht rastësor, por gjithçka mund të ndodhë. Më herët, nëpër intervista, Ronaldo dukej i sigurt kur thoshte se “do të kishte se s’bën një dasmë”.
“Eshtë ëndrra e nënës sime. Prandaj një ditë sigurisht që po. Pse jo? Eshtë fantastike! Ajo është shoqja ime më e mirë. Ne bisedojmë shumë, unë i hap zemrën asaj dhe ajo mua.”
Dyshja janë bashkë prej 4 vitesh. Historia e dashurisë nisi brenda një dyqani Gucci, ku shkëmbyen shikimet për herë të parë. Georgina punonte atje, ndihmoi Ronaldon të zgjidhte dhe pjesa tjetër është histori.