Holandezi e pranon: Po, dua Liverpoolin! Klubet po negociojnë
Zbulohen disa gjetje arkeologjike/ Margariti: Nëntoka vazhdon të na pasurojë me thesare
Disa gjetje arkeologjike rastësore janë gjetur gjatë punimeve më karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se këto gjetje lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike.
Ajo njoftoi se specialistët e IKTK ndodhen në terren për të realizuar verifikimin, dokumentimin dhe transportimin e gjetjeve arkeologjike.
“Nëntoka vazhdon të na pasurojë me thesare trashëgimie. Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore. Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike. Është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme. Specialistet e IKTK janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situates, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK. Ky proces do të realizohet në bashkepunim me specialistë të DRTK Gjirokastër. Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM. #ThesareTrashëgimie #Tepelenë #TrashëgimiKulturore #ZbulimeArkeologjike”