Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Elon Mask prezanton çipin e trurit
Elon Musk ka treguar planet e tij ambicioze në lidhje me të ashtuquajturin çipin e trurit.
Ai prezantoi një derr të quajtur Gertrude me një pajisje elektronike në madhësinë e një monedhe në trurin e saj për të demonstruar planet e tij për të krijuar një ndërlidhje që funksionon tru-kompjuter.
Kjo mund të lejojë njerëzit me kushte neurologjike të kontrollojnë telefonat ose kompjuterët me mendjen e tyre.
Musk argumenton se kjo pajisje mund të përdoret për të ndihmuar në kurimin e sëmundjeve mendore, sëmundjen e Parkinsonit dhe dëmtimet e palcës kurrizore.
Por ambicia afatgjatë është të krijojë një epokë të asaj që Musk e quan “njohje mbinjerëzore”, pjesërisht për të luftuar inteligjencën artificiale aq të fuqishme sa ai thotë se kjo mund të shkatërrojë racën njerëzore.
Musk tha që pajisja origjinale Neuralink, e zbuluar pak më shumë se një vit më parë, ishte thjeshtuar dhe ishte bërë më e vogël.
“Në të vërtetë përshtatet mjaft bukur në kafkën tuaj. Mund të jetë nën flokët tuaj dhe nuk do ta dinit.”, u shpreh ai.