Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Behgjet Pacolli reagon ndaj Vjosa Osmait – Kryetare, mendoni pozitivisht! Leni anash inatet politike!
Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentares Osmani, e cila ka thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.
Pacolli ka thënë se deklaratat e Osmanit po tingëllojnë si kërcënime, se marrëvesshja nuk do të kaloj në Kuvend.
Ky është edhe reagimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Këtë herë po i drejtohem Kryetares së Kuvendit, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, sa herë që jeni deklaruar (shpesh ka ndodhur) në një veprim të Kryeministrit Hoti (i cili në të vërtetë konsiderohej si një hap drejt një marrëveshje me Serbinë), ju keni thënë; “Marrëveshja duhet të kalojë në kuvend”.
Kjo duket sikur se ju nuk e doni këtë marrëveshje. Deklaratat e juaja duken si kërcënim se ajo marrëveshje nuk do të kaloj në kuvend. Po tingëllon kështu, Kryetare. Po tingëllon kështu… por edhe si duket, Ju po betoheni që kjo marrëveshje nuk do të kaloj në Kuvend. Kryetare, mendoni pozitivisht!! Leni anash inatet politike!
Kosova nuk mundet më kështu! Kosovës i nevojitet marrëveshja!! Pozicioni juaj (në përgjithësi) është i ndryshëm nga ai i popullatës së Kosovës e cila sot vuan nga varfëria, papunësia, privimi i lëvizjes së lirë, getoizimi i vendit, etj që varen ekskluzivisht nga paqësimi në rajon!!