“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
I akuzuar për përdhunime, francezi përdorte foton e Lorik Canës për të “kapur” viktimat
David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, akuzohet për sulm seksual të katër grave që takoi në aplikacionet e njohura të takimeve RSVP dhe Bumble midis gushtit 2017 dhe janarit 2018.
Ai kishte në internet profilin e një mjeku që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdori fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, në një përpjekje për të tërhequr gratë dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij Maroubra.
39-vjeçari, baba i dy fëmijëve, është akuzuar nga një grua, e cila tha se e kishte takuar atë për një kafe afër shtëpisë së tij në vitin 2017.
Kur kafeneja po mbyllej, burri e ftoi atë në shtëpinë tij dhe aty ndodhi gjithçka. Ajo tregoi ën gjykatë se kishte përpjekur të largohej, por ai filloi t’i bënte pyetje të çuditshme si: “sa të rregullta i ke menstruacionet, a ke qenë ndonjëherë shtatzënë më parë”.
Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin rreth vendit ku ajo punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.“Unë kisha shumë frikë se ai do të dinte se ku jetoja“, tha ajo.
Gruaja tha se nuk e kishte denoncuar rastin, pasi kishte dashur vetëm ta harronte, por e mori këtë veprim pas tre vitesh pasi duke lexuar një artikull që detajonte pretendimet e sulmeve seksuale, pa një foto të burrit që ajo kishte takuar.