Asnjë viktimë dhe 42 të infektuar me Covid-19 në Kosovë
Janë shënuar 42 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga gjithsej 642 mostra të testuara, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Brenda kësaj kohe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.