Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar
Wesley Clark mund të bëhet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së
Njëri prej njerëzve më meritor që Serbia kapitulloi pas 78 ditëve të bombardimeve të NATO-së, gjenerali tashmë në pension Wesley Clark, mund të kthehet në Kosovë, por tani me mision që të ndihmojë ngritjen e Ushtrisë së Kosovës.
Ai i është ofruar ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, si këshilltar për të ndarë eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.
Këtë ofertë të Clark e konsideroi nder të veçantë ministri Mehaj, i cili i bëri ftesë për vizitë në Kosovë dhe që kërkesa e tij u pranua me kënaqësi.
“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj.
Mehaj në bisedën që pati me të i tha se ai për Kosovën është një hero kombi.
Clark komandoi operacionin e forcave aleate në luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si komandant suprem i NATO-s për Europë nga viti 1997 deri në vitin 2000.