Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
Keqpërdorimet me subvencionet buqësore: 21 të arrestuar, 14 prej tyre zyrtarë
Pas arrestimeve në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit ka dhënë detaje rreth këtij aksioni.
Prokurori Rafet Halimi në konferencë deklaroi se nga 21 personat e arrestuar 14 janë zyrtarë ku shumica prej tyre janë inspektorë.
“Në vazhdën e operacionit Prokuroria që në orët e hershme të mëngjesit kemi marrë një operacion të gjërë në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog ku janë arrestuar 21 të pandehur për dhënie e marrje ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“14 prej tyre janë zyrtarë në kudër të Ministriaë dhe disa zyrtar nga Komunat e Kosovës. Shumica prej tyre janë drejtorë. Prokurori ka prova të mjaftueshme se të pandehurit kanë kryer veprat penale dhe ndaj tyre brenda 24 orëve do të paraqitet kërkesa për paraburgim”.
Mes tjerash Halimi theksoi se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021 dhe të koduar “Subvencioni 2021”.
“Ky hetim ka zgjatur disa muaj. Sot është zbatuar një urdhër kontroll në 5 lokacione”, ka bërë të ditur Arben Paqarizi, shef i hetimeve në Policinë e Kosovës