Mesfushori italian i ofrohet Barcelonës, por e duan vetëm 6% e tifozëve
Shkarkohet zv/drejtorja e AKI-së, Vlora Hyseni
Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni.
Në një njoftim për media, thuhet se vendimi për shkarkim e obligon Vlora Hysenin të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, sipas vendimit, ajo obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara.
Në të kundërtën, zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale, thuhet në njoftim.