Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
Mbi 50 të vdekur nga zjarri në repartin për COVID-19 në një spital në Irak
Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur pas një zjarri që përfshiu repartin për COVID-19 në një spital në Irak.
Zjarri në spitalin Al-Hussein në qytetin jugor të Nasiriya është vënë nën kontrollë mbrëmë vonë.
Shkaku i zjarrit është akoma i paqartë, por raportet fillestare sugjerojnë se ai nisi pasi një bocë oksigjeni shpërtheu.
Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhemi, ka urdhëruar arrestimin e drejtorit të spitalit.
Familjarët e pacientëve kanë nisur protestat para ndërtesës së spitalit. Reuters ka raportuar se të njëjtit janë përplasur me policinë dhe se dy veturave të policisë iu është vënë flaka.