Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Këndon Bregoviç, Policia “blindon” Korçën
Policia është përqëndruar me forca shtesë në qytetin e Korçës përreth zonës së festës ku pritet që të këndojë këngëtari serb, Goran Bregoviç.
Mjete dhe efektivë të policisë patrullojnë përreth zonës së terminalit të këtij qyteti, ndërsa kontrolle ka edhe në rrugët hyrëse të Korçës.
Në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në festën që organizohet në Korçë, një grup qytetarësh dolën me parrulla dhe mbledhjen e firmave për peticion për referendum për bashkimin kombëtar.
Goran Bregoviç akuzohet nga një pjesë e aktivistëve si mbështetës i politikave të spastrimit etnik serb në Bosnje dhe Kosovë.