Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
VIDEO/ Prishet festa e Korçës: Gaz lotësjellës në koncertin e Bregoviçit
Ka përfunduar performanca e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.
Bregoviq këndoi para shqiptarëve për më shumë se një orë e gjysmë, ku performancën e filloi në ora 22:00.
Gjatë koncertit pati disa incidente, ku në një rast është hedhur gaz lotsjellës gjë që çoi në arrestimin e tetë personave.
Menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës, ishin Tifozat Kuq e Zi që reaguan me një fotografi ku shkruhej “ky nuk është një mesazh Facebooku”.
Një apo më shumë persona dyshohet se kanë marrë pjesë në aktin e hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së këngëtarit serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.
Performanca e tij është kundërshtuar ashpër nga publiku në Kosovë si dhe një pjesë e atij në Shqipëri, për shkak, të siç thuhet, këngëve të tij frymëzuese për gjenocidin dhe krimet serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.
Disa të rinj arrestuar të dyshuar se kanë marrë pjesë në hedhjen e gazit lotsjellës.
Ndërkohë pjesëmarrësit janë parë duke fërkuar sytë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës, ndërsa disa të rinj kanë shpërthyer në lot. Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.
Përkundër që është hedhur gaz lotsjellës koncerti ka vazhduar kurse policia ka shtuar kontrollet dhe patrullimet.
Siç edhe ishte paralajmëruar, Bregoviç këndoi edhe këngën “Kosovska” në gjuhën shqipe.
Më parë, u raportua se ishin marrë masa të rrepta sigurie, me mbi 200 forca policie të pranishëm. Pjesa më e madhe kishin rrethuar terminalin, ndërkohë që pjesa tjetër ishte vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.
Që në hyrje të terminalit thuhej se kishte kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrinin deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike, ndaj mbetet e paqartë si i ka shpëtuar policisë rasti i të riut që hodhi gaz lotsjellës.
Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së këngëtarit Goran Bregoviq, me anë të një fotografie ku thuhet se “ky nuk është një mesazh Facebook-u”.