Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Kishte dalë me të dashurin! 20 vjeçarja sulmohet nga qentë endacak, humb jetën
Një vajzë 20-vjeçare vdiq këtë pasdite në zonën e Catanzaros në Itali pasi u sulmua nga një tufë qensh endacakë. Gruaja e re, Simona Cavallaro, ishte në shoqërinë e të dashurit të saj në një zonë të pyllëzuar në Satriano kur u sulmua nga qentë.
Sipas mediave italiane, ajo u sulmua nga një tufë qensh endacak dhe humbi jetën dje nga plagët e marra pas sulmit. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.