Superiore për vajza/ “Final 4” nis të premten, duelet dhe oraret
Escobar në vend të Palmerit si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor
Njeriu i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të marrë detyrën e Zëvendësndihmës sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Deri më tani këtë post e ka mbajtur Matthew Palmer, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i DASH-it për Ballkanin Perëndimor.
Se do të mar detyrën e emisarit amrikan për krejt rajonin ballkanik e konfirmoi vetë Escobar .
“Po është e vërtetë, nga 7 shtatori do nis ushtrimin e kësaj detyre”, tha Escobar për agjencinë e lajmeve Tanjug.
Klan Kosova ka mësuar se njëra nga detyrat e mëdha me të cilat do merret diplomati i karrierës është dialogu Kosovë-Serbi I moderuar nga Bashkimi Evropian.
Madje në përshkrimin e detyrës së tij procesi i bisedimeve Prishtinë-Beograd, nënvizohet me “angazhim special”.