Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Kurti pret që dialogu me Serbinë të vazhdojë në vjeshtë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur sot që ai pret që takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mes aktorëve kryesorë të mbahet në vjeshtë.
Kurti ka thënë për Tanjug nga Bledi i Sllovenisë se kjo çështje varet nga ndërmjetësuesit e këtij procesi, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Lidhur me pjesëmarrjen në Forumin e Bledit ai ka theksuar se pret që të konfirmohet rëndësia e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe e kundërta
“BE ka nevojë për t’u mbrojtur dhe unë besoj që reformat e brendshme në BE dhe procesi i zgjerimit janë komplementare”.
Lajçak ka takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin në Bled të Sllovenisë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se do të ketë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai në një intervistë për Tanjug ka shkruar se këto takime do t’i mbajë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, kjo si mënyrë për t’u përgatitur për një takim me kryenegociatorët e dialogut.
Lajçak deklaroi se çdo bisedim është i nevojshëm sepse gjëra të reja po ndodhin vazhdimisht në terren.