8000 vjet më parë, njerëzit lundruan thellë në një shpellë të errët franceze. Pyetja është:
Osmani: Nuk ka bazë për shtyrjen e zgjedhjeve
Nuk ka konsensus për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Nisur nga ky qëndrim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk mund të vendos një datë të re të zgjedhjeve, përderisa pushteti dhe opozita nuk kanë konsensus.
Komentet e saj, Osmani i bëri pas takimit konsultativ me partitë politike në pushtet dhe opozitë.
Për shtyrjen e zgjedhjeve, Osmani tha se nevojitet një konsensus i përbashkët mes pushtetit dhe opozitës. Por, duke pas parasysh gjendjen me pandeminë, Osmani tha se një mendim është kërkuar edhe nga IKSHPK-ja.
Presidentja tha se IKSHPK ka rekomanduar shtyrje të zgjedhjeve, për shkak të mundësisë së përhapjes së infeksioneve me koronavirus.
Megjithatë, mendimi i opoitës, nënvizoi Osmani, është se nuk duhet të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Osmani tha se nuk pajtohet personalisht me opozitën, pasi që ekziston rreziku i përhapjes së infeksioneve te popullata.
Si rekomandim, Osmani tha se ideja ka qenë që zgjedhjet të mund të mbaheshin mes datës 2 dhjetor deri më 2 maj, por jo më gjatë.
Zgjedhjet do të mbahen në 17 tetor, ashtu siç ishte paraparë më herët. Por, në bazë të analizës së gjendjes, partitë janë dakorduar që në rast se eskalon situata, do të mblidhen bashkë për të ridiskutuar datën e zgjedhjeve.