Pogba i futet kinematografisë, francezi po xhiron një film ku edukon futbollistët e rinj
Vetëvendosje për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, PDK, LDK e AAK kundër
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje bashkë me subjektet përbërëse, Lista “GUXO” dhe Alternativa, mbeten në favor të rekomandimit të IKSHPK-së për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ndërkaq, PDK, LDK dhe AAK, janë shprehur kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Si alternativë, tri partitë opozitare kanë kërkuar që fushata klasike zgjedhore të redkutohet në pesë ditë apo edhe të eliminohet fare.
Qëndrimet e partive politike u paraqitën në takimin e zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani, ku u kërkua qëndrimi i të gjitha subjekteve politike që të deklarohen nëse janë për apo kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve, për shkak të gjendjes së rëndë pandemike në vend.
Kryetari i LVV që është edhe kryeministër i vendit, është shprehur se subjekti që ai drejton është për respektim të mendimit të mjekëve dhe për shtyrje të zgjedhjeve.
Kurti thotë se shtyrja duhet të bëhet në mënyrë që të mos ketë valë të re të virusit.
“Ne jemi për respektimin e vlerësimit profesional të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve më së shumti i kushton pikërisht subjektit tonë, që nga viti 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale. Duke e pasur parasysh që aktualisht kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet, në mënyrë që të mos kemi një valë të re, për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor, ne jemi që zgjedhjet të shtyhen”.
Kurti ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë sikur ato qëndrore.
“Megjithatë ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, le të merret cilido vendim ne do ta respektojmë. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet vetëm një kandidat por më shumë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm një raund”.
Kurti megjithatë ka thënë se nuk do të imponohet qëndrimi i tyre për shtyrje të zgjedhjeve.
“Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, deklaroi tutje Kurti.
PDK: Të reduktohet fushata
Kurse kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Ai ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë që të përmirësohet gjendja me Covid-19.
Krasniqi ka thënë se krahas shëndetit të qytetarëve duhet të ketë edhe shëndet demokratik, duke shtuar se beson që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.
“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë, që jemi të gatshëm edhe ta pezullojmë fushatën, që të ketë respektim rigoroz të respektimit të masave, po ashtu kërkova nga Qeveria t’i jep prioritet vaksinimit të personave të përfshirë në KQZ. Nëse do të ketë vaksinim ditor deri në 20.000 vaksina në ditë, ne deri në ditën e zgjedhjeve mund të kemi deri në 800 mijë ta vaksinuar”, ka thënë ai.
“Respektimi i masave ka të bëjë me kapacitetin e institucioneve për t’i inspektuar, unë besoj që partitë politike duhet të jenë të përgjegjshëm. Unë i kam thënë kandidatëve të PDK-së që t’i respektojnë masat. Për fotografinë në Skenderaj duhet ta dini që ka qenë para masave”.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.
Abdixhiku tha se kjo është një ditë e mirë për demokracinë e vendit.
Ai shtoi se partia e tij do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare.
“Në situatën e tanishme unë fillimisht kam bërë një propozim për liderët e aprtive për shkuritmin e fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje vetëm nga zotri Krasniqi dhe nga zotri Haradinaj, nuk kam marrë përgjigje nga zotri Kurti”.
“LDK do të ushtroj vullnetarisht fushtatë pesë ditore ose hiç, për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Nje skenar i tillë politik nuk bën të ekzekutohet pasi në pyetje është demokracia, s’ka të bëjë me vullnetin e zgjehdje, nuk kishte pajtueshmeri për shtyejren e zgjedhje. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë. Ne duhet të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë por mbi të gjithë qeveria”.
AAK: Zgjedhjet nuk do të shtyhen
Zyrtari i AAK-së Muharrem Nitaj pas takimit në Presidencë ka deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në datën e paraparë me Kushtetutë.
“Nuk ka pasur konsensus mes subjekteve politike prandaj zgjedhjet nuk shtyhen. Presidentja deklaroi se pa konsensus politik nuk do të shtyjë zgjedhjet. Të gjitha subjektet opozitare ishin kundër”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nitaj thotë se edhe Kurti kishte deklaruar se nuk do ta imponojë qëndrimin e tij.
Ai ka thënë se megjithatë një konsensus është arritur me s palëve.
“Kishte konsensus që fushata të shkurtohet vetëm në pesë ditë”, deklaroi Nitaj.