Policia e Kosovës i ka gati garancitë për krerët e UÇK-së
Policia e Kosovës ka njësitë për reagim në çfarëdo situata që kërcënojnë sigurinë në vend.
Por, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, urdhëroi këtë institucion të sigurisë t’i tregojë saktë për kapacitet që i ka.
Këtë urdhëresë ai e bëri për të mësuar nëse policia e Kosovës ka mundësi të siguroi lirimin me kusht të ish-liderëve të UCK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nga Qendra e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Këtë përgjigje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti e kërkoi të martën edhe deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi.
Avokati Taulant Hodaj thotë se fati dy ish-kryeparlamentarëve dhe ish-deputeti varet nga përgjigja e policisë se Kosovës
“Krejt varet sa do të jetë bindëse përgjigja e policisë se Kosovës për këtë rast”.
Por si ka ardhure deri te kjo kërkese e speciales për Policine
“Shkalla e parë nuk e mori parasysh, pastaj shkalla e dytë e ktheu në rivendosje, duke kërkuar qe të shikohen cilat janë ato kushte dhe ka urdhëruar te bisedohet bisedoni me policinë e Kosovës”.
Kërkesa për lirim me kusht kishte bërë edhe Ramush Hardinaj, por në rastin e tij edhe pse u miratua nga UNMIK-u ajo nuk është qe u realizua 100%
“Në rastin e Hardinajt, ata kërkuan garanci nga UNMIK -u dhe i dhanë ato garanci, por derisa ai ishte i lirë, gjykata ndryshoi urdhrin dhe e kufizoi rëndë Haradinajn dhe në gjykimin e dytë ai u ndalua në paraburgim”
Sipas avokatit nëse përgjigja e policisë se Kosovës do ta binde gjykatën Speciale, Veseli, Krasniqi e Selimaj, brenda dy jave do të jenë në Kosovë.