Djali nga Rahoveci rrah prindërit, arrestohet nga policia
Është arrestuar një person në Rahovec, pasi i njëjti ka rrahur prindërit e tij.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se kjo ndodhi pas një mosmarrëveshje verbale.
“Dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovar -e (bashkëshortë ) kanë raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht nga djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Tutje, përmes këtij raporti, policia njofton se rasti është në procedurë hetimore.