https://www.supersport.al/psv-me-te-dyja-duart-te-titulli-mbremje-rekordesh-ne-heerenveen/
Pas kritikës nga Ambasada britanike rreth konkursit për Kryeprokuror, reagon Këshilli Prokurorial i Kosovës
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas kritikës nga Ambasada e Amerikës në lidhje me hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit.
Ata kanë deklaruar se do të ftojnë do të ftojë partnerët ndërkombëtarë për monitorim, me qëllim që të jetë sa më transparente zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Republikës së Kosovës.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), më 12 janar 2022, në takimin e 208-të me radhë të tij, duke respektuar afatet ligjore, respektivisht Rregulloren nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, e cila përcakton që konkursi shpallet së paku 90 ditë para skadimit të mandatit të Kryeprokurorit aktual të Shtetit, ka marrë vendim për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit. KPK-ja i ka njoftuar me kohë të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë me agjendën e takimit të 208 të saj, ku ishte caktuar si pikë e rendit të ditës propozimi për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit”, thuhet në komunikatë.
LEXO EDHE KËTË: