Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Mbi 500 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë
Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sot në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës. Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforëcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.