Friday, January 28, 2022

PDK refuzon të shkojë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin serb

Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për të diskutuar synimin e Serbisë për të mbajtur një referendum në Kosovë.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se qëndrimi i PDK-së është për të mos lejuar një organizim  të shtetit serb brenda territorit të vendit.

“Qeveria dhe mazhoranca kanë bërë thirrje për mbajtje të një seance për nesër, për të shtruar këtë temë për diskutim edhe në Kuvendin e Kosovës. PDK e sheh krejt të panevojshme thirrjen e kësaj seance, dhe nuk do t’i përgjigjemi”.

“Ne i kemi dhënë mbështetje një parimi që Qeveria e ka shtyrë përpara dhe mendojmë se kjo nuk ka nevojë të prodhojë debat të mëtutjeshëm, prandaj e konsiderojmë të panevojshme mbajtjen e një seancë të tillë,e cila është përpjekje për shmangie të përgjegjësisë nag Qeveria e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka kritikuar Qeverinë e vendit se nuk mund të marrin vet një vendim për të menaxhuar këtë situatë.

“I bëjmë me dije kryeministrit se zbatimi  ligjeve dhe vendimeve qe rrjedhin nga ligjet është përgjegjësi ekskluzive e Qeverisë dhe jo e Kuvendit. Rendi ynë kushtetues nuk mund të mbrohet me rezoluta, e dimë se cili është karakteri i rezolutave që miratohen në Kuvendin e Kosovës. Qeveria i ka të gjitha instrumentet në dorë për të mbrojtur rendin tonë kushtetues dhe për t’i qëndruar mbrapa vendimeve të saj”, ka thënë Tahiri.

- Advertisment -

Lexoni