Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Negociata pa bukë
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka paralajmëruar negociatorët që të mos hanë ose pinë kur takohen për negociata me Rusinë. Kjo pasi sipas tij Abramovich dyshohet se është helmuar me helm kimik, shkruan Skynews.
Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë sot bisedimet e tyre të para ballë për ballë për paqe brenda dy javësh, e për këtë Kuleba ka propozuar që negociatorët të shmangin prekjen e çdo sipërfaqeje.
“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën Ruse të mos hajë apo pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Kjo është në dorën e parë.
“Së dyti, të gjitha këto histori – dikush ka dëgjuar diçka diku, disa burime – tani ka shumë të tilla, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për ndjesi” tha ai.
Frika nga helmimet u shtua pasi që miliarderi i sanksionuar rus, Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas për paqe, janë përballur me pasoja të helmimit të dyshuar më herët gjatë këtij muaji, pas një takimi në Kiev, ka raportuar gazeta amerikane, Wall Street Journal më 28 mars. Gazeta ka cituar burimet e saj, të afërta me këtë çështje, por pa përmendur emra. Sipas saj, Abramovich, i cili ka pranuar kërkesën ukrainase për të ndihmuar në negociim të dhënies fund të pushtimit rus në Ukrainë, dhe të paktën dy pjesëtarë të lartë të ekipit ukrainas, janë prekur në helmimin e dyshuar.