Në Anglinë mesjetare, lebra u hodh mes ketrave dhe njerëzve: ScienceAlert
Aliu largon nga Ministria e Infrastrukturës Nexhat Krasniqin e Izedin Bytyqin
Nexhat Krasniqit dhe Izedin Bytyqi largohen nga Ministria e Infrastrukturës.
Burime të portalit teve1.info bëjnë të ditur se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e Nexhat Krasniqit nga pozita e shefit të prokurimit në këtë ministri.
Gjithashtu, Izedin Bytyqi është larguar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë Ministri. Vendimi për largimin e Bytyqit është marrë për shkak të skadimit të mandatit si Ushtrues Detyre.
Kujtojmë se në vitin 2021 Nexhat Krasniqi dhe Izedin Bytyqi ishin larguar nga Ministria e Infrastrukturës me vendim të ministrit të atëhershëm Arban Abrashi, por që më pas janë kthyer në ato pozita me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.