Kabineti i Kurtit: Kemi qenë të njoftuar për planifikimin e atentatit
Kryeministri Albin Kurti dhe organet e sigurisë në Kosovë kanë qenë të njoftuar për atentatin që ishte përgatitur ndaj tij dhe disa zyrtarëve tjerë të vendit. Kështu thuhet në përgjigjen nga Kabineti i Kryeministrin Kurti, pas raportimeve për planifikimin e vrasjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të Kurtit.
“Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thekson i njëjti njoftim nga Kabineti i Kryeministrit.
LEXO EDHE KËTË: