Asnjë viktimë me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19, ndërkohë janë shënuar 97 raste të reja pozitive.
Kjo është hera e parë që nga 29 qershori që një 24-orësh shënohet pa të vdekur si pasojë e koronavirusit. Pra, kanë kaluar 72 ditë dhe për këtë periudhë kanë vdekur 519 pacientë të prekur me COVID—19, sipas të dhënave të IKSHPK-së.
Rastet e fundit pozitive kanë dalë nga 481 mostra të kryera.
Me këtë numri i të prekurve është rritur në 14.301, derisa i të vdekurve mbetët 568.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 139 pacientë, duke rritur numrin e përgjithshëm në 10.782.
Raste aktive janë 2.951.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.