Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Sot, tre të vdekur dhe 70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 3 vdekje me Covid-19 si dhe 70 raste të reja të infeksionit me koronavirus.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 14.566 nga 57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Me 3 rastet e reja, ka shkuar në 589 numri i vdekjeve nga Covid-19.
Ndërkohë, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.